Mentor Hajraj
Gjyqtar - Gjykata e Apelit

Mentor Hajraj është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Hajraj, në vitin 2004, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Studimet master i vazhdoi në drejtimin juridiko-penal. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2007. Ndërkaq, në vitin 2005 ka përfunduar praktiken përmes Odës së Avokatëve. Nga viti 2007 e deri në vitin 2012 ka punuar si avokat. Kurse, në vitin 2012 u dekretua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Skenderaj. Nga 1 janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj, derisa tashmë është bërë pjesë e Gjykatës së Apelit të Kosovës.