Fllanza Kadiu
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Fllanza Kadiu është gjyqtare në Departamentin për të Mitur në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ne vitin 1977. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1979, pasi kishte bërë praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, gjatë viteve 1977-1978. Në vitin 1980 u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, në të cilën punoi tri vjet. Nga viti 1983 deri ne vitin 1992, ishte gjyqtare në Gjykatën e Qarkut po në Mitrovicë. Në fund të vitit 1992 filloj profesionin e avokatisë, të cilin e ushtroj deri në vitin 1999. Më pas për disa muaj u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Prej viti 2000 deri në fund të vitit 2012 ishte gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.Me 1 janar te vitit 2013, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Apelit, të cilën detyrë vazhdon ta mbaj edhe me tutje. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht, turqisht dhe anglisht.