Fillim Skoro
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Fillim Skoro është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit. Fakultetin Juridik e mbaroi në vitin 1979 në Universitetin e Prishtinës. Praktiken juridike e kreu në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prizren nga nentori i vitit 1979 gjer në korrik të vitit 1981.Gjatë gjysmës së parë të vitit 1983 punoi referent i pavarur juridik në Fabrikën “ Farmakos” në Prizren. Më pas si shef i sherbimit në sekretariatin për punë te inspekcionit. Në vitet 1984 –1985 u bë gjyqtarë në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prizren, pastaj nga viti 1985 deri ne vitin 1992, gjyqtar në Gjykatën Komunale po në Prizren. Prej vitit 1993 gjer në vitin 1999, e ushtroj profesionin e avokatisë. Dy vjetet ne vijm punoi gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prizren. Në vitin 2002 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në lëminë penale dhe shkallë të dytë , të këtij qyteti. Skoro është gjyqtar në Gjykatën e Apelit nga themelimi i saj me 1 janar te viti 2013. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe turqisht.