Gani Avdiu
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Gani Avdiu është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Civil i Gjykatës së Apelit.Gjyqtari Avdiu ka diplomuar në vitin 1982 në Fakultetin Juridik, Universiteti I Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1987. Nga viti 1983 deri ne vitin 1986 ishte referent për ekzekutime në Kuvendin Komunal në Skenderaj. Në vitin 1986 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje po në Skenderaj. Aty punoj dy vjet e më pas u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunal të këtij qyteti, funksion të cilin e ushtroj deri në vitin 1990. Nga viti 2000 deri ne vitin 2007 u emërua serish gjyqtar në të njëjtën gjykatë. Prej 2007 deri ne 2010, shërbeu në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ndërsa nga 2010 deri ne vitin 2012, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
Nga 1 janari i vitit 2013, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht.