Gani Zabeli
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Gani Zabeli është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Zabeli ka diplomuar në vitin 1980 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1986. Nga vitit 1983 deri ne vitin 1986 ka qenë anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Komunal në Skenderaj. Në këtë komunë shërbeu edhe si Kryeshef i Drejtoratit për Punë të Inspeksioneve . Po në këtë kuvend komunal nga viti 1986 deri ne vitin 190, punoi si referent për palë. Në vitet 1994- 1999, ishte kryetar i Shoqatës Iliria në Helsinki. Në vitin 2002 u bë anëtar i Bordit të Pavarur për Shqyrtime, në te cilin punoj deri në vitin 2005. Gjatë vitit 2005 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Lipjan, detyrë të cilën e mbajti deri ne vitin 2010, kur u bë kryetar i kësaj gjykate për dy vjet rresht. Nga 1 janari i vitit 2013, është gjyqtar në departamentin e përgjithshëm në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht.