Gëzim Llulluni
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Gzim Llulluni është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984. Provimin e Jurisprudencës, e kreu ne vitin 2002. Praktiken juridike e mbaroi në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Gjakovë, ne vitin 1987. Këtu edhe filloj të punoj si bashkëpunëtor profesional, nga viti 1988 deri ne vitin 1992. Prej vitit 1994 deri në vitin 2004, ishte udhëheqës për kuadra dhe punë të përgjithshme juridike – Fabrika e enëve ‘’ ENA’’ sh.a.në Gjakovë. Më pas për katër vjet rresht ushtroi profesionin e avokatisë, dhe ate nga viti 2004 deri në vitin 2006 me Zyre në Gjakovë, ndërsa nga viti 2006 deri në vitin 2008 me Zyre në Prishtinë. Nga muaji Qershor i vitit 2008 deri në Qershor 2010, ka punuar Prokuror Publik në Prokurorin Publike të Qarkut në Prishtinë. Nga muaji Qershor i vitit 2010 deri me 31.12.2012 ka punuar Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.