Hasan Shala
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Hasan Shala ka ushtruar pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit nga data 13.01.2017- deri më 08.08.2021.Para së të emërohej në këtë pozitë, ai ka punuar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Shala ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës, e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë (2000) u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale, po ashtu në Pejë. Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të këtij qyteti. Ndërsa nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare flet edhe serbisht.