Makifete Saliuka
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Makifete Saliuka është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1984. Në vitin 1986, mbaroi provimin e jurisprudencës. Nga viti 1984 deri në vitin 1985, ishte zyrtare ligjore në Ndërmarrjen “Metaliku – Trepçë” , Gjakovë. Në vitet 1985-1987, punoi si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore të Punës se Bashkuar në Prishtinë. Pastaj prej vitit 1987 deri ne vitin 1991, u emërua gjyqtare në këtë institucion. Për disa muaj gjatë vitit 1999, ushtroi detyrën e zyrtares ligjore në OJQ ADRA, në Prishtinë. Në vitin 2000, u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, pozitë te cilën e la ne vitin 2010, për ta marrë detyrën e kryetares se këtij institucion. Me Gjykatën Komunale të Prishtinës udhëhoqi deri në fund të vitit 2012. Nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.