Mediha Jusufi
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Mediha Jusufi është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1975. Në vitin 1984, mbaroi provimin e jurisprudencës. Nga viti 1975 deri në vitin 1980, punoi si analist sistemi në Entin për Sigurimin Invalidor dhe Shëndetësorë në Prishtinë. Në vitin 1980, u emërua gjyqtare në Gjykatën Themelore të Punës se Bashkuar në Prishtinë, detyrë të cilën e ushtroj deri ne vitin 1987, për t’u bërë pastaj, gjyqtare në Gjykatën e Punës se Bashkuar të Kosovës. Këtu punoj deri ne vitin 1991. Gjatë viteve 1994-1999, ushtroI profesionin e avokatisë. Për disa muaj u emërua gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Pastaj kah fundi i vitit 2000, iu rikthye serish avokatisë. Si avokate punoi deri në fund të vitit 2003. Në fillim të viti 2004, u emërua Inspektore e Lartë Gjyqësore, në Zyrën e Prokurorit Disiplinor të Kosovës. Gjatë viteve 2010-2012, ishte gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtar ne Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare (boshnjake), flet edhe shqip dhe anglisht.