Mejreme Zekaj
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Mejreme Zekaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje, të kësaj gjykate. Znj. Zekaj ka diplomuar në vitin 1981, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e gjyqtarit për kundërvajtje e kreu në vitin 1983, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë. Nga viti 1984 deri në vitin 1990, punoi si gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Në vitin 2002, mbaroi provimin e Jurisprudencës. Prej vitit 2000 deri në vitin 2010, udhëhoqi Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan. Në vitin 2010 u emërua gjyqtare në Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë. Ndërsa, nga 1 janari i viti 2013 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht.