Shqipe Qerimi
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Shqipe Qerimi është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Penal. Znj. Qerimi ka diplomuar në vitin 1984, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1992. Nga viti 1986 deri në vitin 1993, punoj gjyqtare në Gjykatën Komunale në Preshevë- Republika e Serbisë. Në vitin 1994 nisi punën si sekretare e komunës në Kuvendin Komunal të Preshevës, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2001. Me avokati u mor nga shtatori i vitit 2001 deri në janar të vitit 2002. Gjatë viteve 2002 -2007, ishte Inspektore e Lartë Gjyqësore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor në Prishtinë. Më pas shërbeu si bashkëpunëtore profesionale në Agjencionin Kosovar të Prones, deri në vitin 2010. Nga vitit 2010, deri në vitin 2012, ishte gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Prej 1 janarit të vitit 2013 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Flet shqip( gj.amëtare), serbisht,anglisht dhe turqisht.