Vahid Halili
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Vahid Halili është gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit. Halili ka diplomuar në vitin 1976 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Podgoricës, Republika e Malit të Zi. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 1979. Karrierën në gjyqësi e nisi si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë (‘78-’79). Më pas në vitin 1980, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale të këtij qyteti, pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 1992. Nga viti 1992 deri në vitin 1999, u mor me avokati. Pasi punoj për disa muaj si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Komunale të Prishtinës, në vitin 2000, u emërua sërish gjyqtar në gjykatën të cilën e kishte lënë, para gati një dekade. Tre vjet më vonë u bë prokuror në Prokurorinë Komunale në Prishtinë, punë te cilën e kreu vetëm për disa muaj, për t’iu kthyer sërish avokatisë, në gjysmën e dytë të vitit 2003. Me këtë profesion u mor deri në vitin 2012. Në fillim të vitit 2012, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga 1 janari i vitit 2013, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Përpos gjuhës amtare(shqipe), flet edhe atë serbe.