Biljana Rexhiq
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Është gjyqtare në Divizionin penal të Departamentit të Përgjithëshem në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja Rexhiq ka diplomuar në vitin 1979, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa, në vitin 2013, mori titullin master i shkencave Juridiko-Penale në Universitetin AAB. Nga viti 1980 deri në vitin 1984, punoi si gjyqtare në Gjykatën për Kundërvajtje në Lipjan. Më pas, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë, detyrë të cilën e ushtroI deri në vitin 1990. Nga viti 1990-200 shërbeu në Shoqatën Humanitare Nëna Terezë. Në vitin 2000 u rikthye në funksionin të cilin e kishte lënë para një dekade, ku punoi edhe për dhjetë vjet të tjera. Në vitin 2010, u vu në krye të Gjykatës se Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë, pozitë të cilën e la në fund të vitit 2012. Nga janari i vitit 2013 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Gjyqtarja Rexhiq përpos gjuhës amtare , flet serbisht dhe anglisht. Ajo njihet edhe për kontributet e saj në kuadër të organizimeve sindkale të gjyqësorit.