Isa Shala
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Është gjyqtar i Departmentit të Pergjithëshem në Gjykatën e Apelit. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2002, si dhe ka magjistruar në vitin 2013. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 2003 deri në 2004, ka punuar si praktikant në Gjykatën Komunale në Skenderaj. Ndërsa, nga viti 2004 deri 2010 ka punuar si referent përmbarues në Gjykatën Komunale në Skenderaj. Më herët ka punuar si specialist ligjor në Institucionin Mikrofinanciar KEP në Prishtinë. Kryetar i Gjykatës Komunale në Skenderaj është emëruar në vitin 2010 ku ka punuar në këtë pozitë deri në vitin 2012. Nga Janari 2013 ishte ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Mitrovicë- Dega në Skenderaj. Në Gjykatën e Apelit punon nga 01.09.2015.