Delushe Halimi
Gjyqtare - Gjykata e Apelit
Delushe Halimi është gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën e Apelit nga data 20.02.2018. Para se të emërohej në këtë pozitë ajo ka punuar në GjykatënTthemelore në Prishtinë, prej viti 2013. Gjyqtarja Halimi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 ajo ushtroi detyrën si Udhëheqëse e Sektorit të Arkivit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa nga viti 2008 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë.