Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate, gjykon në shkallë të dytë të gjitha çështjet, përveç atyre që janë kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës së Apelit.
Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, përbëhet nga tri divizione.
– Divizioni i Çështjeve Civile, i specializuar në lëndët e lëmisë civile. Ky divizion ka 15 gjyqtarë, të cilët veprimtarinë e vet e ushtrojnë në 6 kolegje.
– Divizioni i Çështjeve Penale, shqyrton të gjitha çështjet penale që nuk hynë në kompetencë të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe atij për të Mitur. Ka 5 gjyqtarë, me dy kolegje.
– Divizioni për Kundërvajtje. Merret me lëndët e natyrës së kundërvajtjes. Ka një kolegj, me tre gjyqtarë.