Vendimet e Gjykatës së Apelit
Gjykata e Apelit e Kosovës vepron si gjykatë e shkallës së dytë, që do të thotë se i gjykon lëndët e pranuara pas ankesës nga ndonjëra prej shtatë gjykatave themelore.
Përveç kësaj, kjo gjykatë vendos lidhur me konfliktin e kompetencës midis gjykatave themelore dhe çështje tjera të përcaktuara me ligj.
Aktgjykimet e Gjykatës së Apelit
Me aktgjykim, Gjykata e Apelit vendos:
- Të refuzojë ankesën si të pathemeltë dhe ta vërtetojë aktgjykimin e goditur;
- Të ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë (neni 195);
Aktvendimet e Gjykatës së Apelit
Me aktvendim, Gjykata e Apelit vendos:
- Të prishë aktgjykimin e goditur dhe të hedhë poshtë padinë;
- Të hedhë poshtë ankesën si të vonuar , jo të plotë apo të palejueshme;
- Të prishë aktgjykimin e goditur dhe të kthejë çështjen në rigjykim në Gjykatën Themelore (neni 195).
Ankesat ndaj vendimeve të Gjykatës së Apelit
Vendimet e Gjykatës së Apelit janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk lejohet ankesa, por lejohen mjetet e jashtëzakonshme të cilat mund të paraqiten në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Paraqitja e mjetit të jashtëzakonshëm të goditjes nuk paraqet pengesë për përmbarimin e vendimit të formës së prerë.
Procedura sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike
Mjetet e jashtëzakonshme juridike janë:
- Revizioni;
- Propozimi për përsëritjen e procedurës;
- Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.