DY TË DYSHUARAVE PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE, U VËRTETOHEN MASAT E SIGURISË

Prishtinë, më 03.07.2015
Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ia ka vërtetuar masën e paraqitjes në stacion policor prej 1 muaji, të pandehurës N.H., e cila po dyshohet nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi1, të Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu i njëjti kolegj, ka lenë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji, edhe ndaj të pandehurës tjetër të këtij rasti, J.H..
Gjykata e Apelit, ka vlerësuar kështu si të drejta, vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkitazi me këto masa, të datave 16.06.2015 dhe 18.06.2015, duke i refuzuar si të pa bazuara ankesat e ushtruara kundër këtyre, nga ana e prokurorisë dhe e mbrojtjes se të dyshuarave.
Kjo gjykatë gjeti se nuk ekzistojnë rrethana, të cilat do të kishin ndikuar në shqiptimin e masave më të ashpra, ashtu siç ka pretenduar prokuroria në ankesën e saj.
Nga ana tjetër, janë vlerësuar edhe pretendimet e mbrojtësve, dhe është arritur në konkludimi se nuk ka vend që të pandehurave, t’u hiqen masat e sigurisë.