SQARIM NGA GJYKATA E APELIT LIDHUR MË RASTIN E TË PANDEHURIT SABIT GECI‏

SQARIM NGA GJYKATA E APELIT LIDHUR MË RASTIN E TË PANDEHURIT SABIT GECI‏

Lënda penale në të cilën Sabit Geci është liruar në shkallën e parë dhe ku Gjykata e Apelit ka ndërprerë masat e sigurisë ndaj tij është e ndryshme nga lënda penale në të cilën ai është dënuar me 15 vite burgim dhe ku dënimi i është pezulluar nga Ministria e Drejtësisë.

Më 23 tetor 2015, Gjykata e Apelit ka lëshuar aktvendimin me numër PN1 1867/15. Aktvendimi i Gjykatës së Apelit është bazuar në ankesën e paraqitur nga avokati mbrojtës Haxhi Millaku në emër të Sabit Gecit, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Gjykata e Apelit ka vendosur si në vijim. Ankesa e avokatit mbrojtës Haxhi Millaku e paraqitur më 15 tetor 2015 në emër të të pandehurit Sabit Geci, kundër aktvendimit të kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës në rastin P. nr. 938/2013, të lëshuar më 14 tetor 2015, është pranuar si e bazuar dhe të gjitha masat e sigurisë janë ndërprerë.

Lënda penale në të cilën Sabit Geci është liruar në shkallën e parë dhe ku Gjykata e Apelit ka ndërprerë masat e sigurisë ndaj tij është e ndryshme nga lënda penale në të cilën ai është dënuar me 15 vite burgim dhe ku dënimi i është pezulluar nga Ministria e Drejtësisë.
Në këtë rast, kolegji gjyqësor, ka vepruar në bazë të nenit 367 paragrafi 4.1 i KPP, i zbatueshëm për paraburgimin pas lëshimit të aktgjykimit në shkallë të parë, përcakton si në vijim:
“Trupi gjykues gjithmonë ndërpret paraburgimin dhe urdhëron lirimin e të akuzuarit nëse është liruar nga akuza”.
Kushtet për paraburgim i referohen mutatis mutandis ndërprerjes jo vetëm të arrestit shtëpiak (neni 183 paragrafi 7 i KPP-së), por edhe masave të tjera të parapara në Kod si: ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar (neni 177 (7 ) i KPP-së), dhe lajmërimi në stacionin e policisë (neni 178 (5) të KPP-së).