Më datën 9 dhjetor 2015, Gjykata e Apelit, në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, ka marrë aktgjykimin në lëndën me numër PAKR. 216/15. Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit është mbështetur në ankesat e ushtruara nga të pandehurit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës (PKR. nr. 1046/12 të datës 18 dhjetor 2014). Gjykata e Apelit ka vendosur si në vijim:
- Aktgjykimi i apeluar i Gjykatës, është ndryshuar në lidhje me cilësimin juridik dhe vendimin mbi dënimin si në vazhdim:
1. Në lidhje me të pandehurën N.V.:
– N.V. e ka kryer veprën penale:
- Të mashtrimit, për të cilën është dënuar me 4 (katër) vjet burgim;
- Të pastrimit të parave në bashkëkryerje, për të cilën është dënuar me 6 (gjashtë) vjet burgim dhe me gjobë prej 25,000 (njëzet e pesë mijë) eurosh.
Për të dyja veprat e përmendura më lart, N.V. është dënuar me një dënim unik prej 8 (tetë) vjet burgim dhe me gjobë prej 25,000 (njëzet e pesë mijë) eurosh.
2. Në lidhje me të pandehurin F.B.:
– F.B. e ka kryer veprën penale të pastrimit të parave në bashkëkryerje, për të cilën është dënuar me 6 (gjashtë) vjet burgim dhe me një gjobë prej 25,000 (njëzet e pesë mijë) eurosh.
3. Në lidhje me të pandehurit B.B., E.D., I.F. dhe N.T.:
– Secili nga të pandehurit B.B., E.D., I.F. dhe N.T., ka kryer veprën penale të:
Pastrimit të parave në bashkëkryerje, për të cilën janë dënuar si në vijim:
3.2. B.B. me 1 (një) vit burgim dhe me gjobë prej 3,000 (tre mijë) eurosh.
3.3. E.D. me 5 (pesë) vjet burgim dhe me gjobë prej 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) eurosh.
3.4. I.F. me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë prej 8,000 (tetë mijë) eurosh.
3.5. N.T. me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë prej 5,000 (pesë mijë) eurosh.
- Pranohen ankesat e ushtruara në emër të të pandehurve J.B. dhe S.S.. Të pandehurit J.B. dhe S.S. janë shfajësuar për veprën penale të cilësuar si pranim i pronës së vjedhur nën veprën penale pranim i mallrave të vjedhura për shkak se vepra për të cilën ata janë dënuar nuk i përmban karakteristikat e kësaj vepre.
- Në lidhje me kompensimin për palën e dëmtuar;
Vendimi mbi kompensimin e palës së dëmtuar është ndryshuar në tërësi dhe pala e dëmtuar udhëzohet që kërkesën pasurore juridike për kompensimin e çfarëdo dëmi që vjen si pasojë e krimeve që u atribuohen të akuzuarve, mund ta parashtrojë përmes procedurës civile.
- Të gjitha pjesët tjera të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës mbeten në fuqi.