Më 26 janar 2016, Gjykata e Apelit e përbërë nga një trup gjykues me dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor, konfirmoi lirimin nga akuza për të pandehurit në të ashtuquajturin rasti ‘Kleçka’.
Trupi gjykues konstatoi se, edhe pse është provuar në mënyrë të qartë se gjatë vitit 1999 janë kryer krime të shumëfishta lufte, në veçanti vrasje dhe rrahje të të burgosurve shqiptarë dhe serbë në ish qendrën e paraburgimit të UÇK-së në fshatin Kleçka, përfshirja e të pandehurve nuk u provua në mënyrë të qartë përtej dyshimit të arsyeshëm. Kështu, Gjykata e Apelit konfirmoi aktgjykimin lirues të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Aktgjykimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit u lëshua me 12 maj 2016.