Refuzohet kërkesa e një grupi avokatësh për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi nga çështja penale PAKR.299/2016

Refuzohet kërkesa e një grupi avokatësh për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi nga çështja penale  PAKR.299/2016

U.d kryetarja e Gjykatës së Apelit zonja Tonka Berishaj, e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e avokatve mbrojtës të të akuzuarit O.I. et. për përjashtimin e gjyqtarit Driton Muharremi, nga çështja penale PAKR.299/2016.

Në aktvendimin e u.d kryetares,  lidhur me këtë çështje thuhet se nuk ekzistojnë arsye ligjore nga neni 39.1.1 të Kodit të Procedurës Penale, për përjashtimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, ngase kjo dispozitë në mënyrë shprehimore  thotë se : “Gjyqtari përjashtohet nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit në rast se është i dëmtuar nga vepra penale “. Në rastin konkret gjyqtari  në fjalë, nuk është i dëmtuar  nga vepra penale e të pandehurit.

Po ashtu sipas të njëjtit vendim, nuk ekzistojnë rrethana që venë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarit, sikurse përcakton neni 39.3, i KPP-së, e këtë e cekin edhe parashtruesit e kërkesës të cilat ne shkresat e tyre kanë deklaruar, se …” nuk dyshojnë në dinjitetin, ndershmërinë, profesionalizimin dhe paanshmërinë e gjyqtarit Muharremi…”