Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin në rastin e të akuzuarës SH.B.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin në rastin e të akuzuarës SH.B.

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e prokurorisë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 20.06.2016, dhe ka vendosur që i njëjti të vërtetohet.

Sipas këtij aktgjykimi e akuzuara Sh.B., në mungese te provave, është  liruar nga akuza, sikur që parasheh neni 364 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për shkak te veprave penale: zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 347 i Kodit Penal të Republikë së Kosovës, shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 dhe cenimi i fshehtësisë se korrespondencës dhe bazave i te te dhënave kompjuterike, nga neni 168 i të njëjtit kod.

Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se pretendimet ankimore te prokurorisë,  lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave te procedurës penale, si ato qe ceken ne ankese edhe ato te cilat gjykata e shkalles se dyte i konstaton sipas detyrës zyrtare, nuk janë te bazuara. Kjo ngase aktgjykimi i ankimuar i gjykatës se shkalles se pare është i qarte dhe konkret, nuk përmban kundërthënie, ndërsa janë dhënë arsye te duhura faktike dhe juridike mbi te gjitha faktet relevante