Dy të pandehurve u ndërpritet masa e paraburgimit

Dy të pandehurve u ndërpritet masa e paraburgimit

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve A.A. dhe E.H. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 29.11.2016, është ndryshuar dhe personave në fjalë, i është ndërprerë masa e paraburgimit, duke u zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, deri me 29.12.2016.

Gjykata e Apelit, të njëjtën kohë i ka refuzuar si të pa bazuar ankesat e mbrojtësve të te pandehurve  tjerë të këtij rasti F.K., A.B., dhe P.A.

Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Kryerje e veprës terroriste nga neni 136,, lidhur me nenin 135  dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës.

Lidhur më dy të pandehurit e parë, Gjykata e Apelit vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se te njëjtit, janë kryes të veprës penale për çka po të dyshohen, por që nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete e posaçme, që e bënë të arsyeshëm vazhdimin e paraburgimit. Rreziku se ata mund të ikin, të ndikojnë në hetime ose ta përsërisin veprën penale, mund të evitohet edhe me masën e arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa sa i përket të dyshuarve tjerë kjo gjykatë gjen se ekzistojë arsye ligjore për vazhdimin e masës se arrestit shtëpiak.