Pesë të akuzuarve u vërtetohen dënimet për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm

Pesë të akuzuarve u vërtetohen dënimet për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara me 29.11.2016, ankesat e mbrojtësve të te akuzuarve B.L.,G.H.,M.H.,E.L. dhe F.M. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 18.07.2016, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi katër nga të akuzuarit janë gjetur fajtor se bashkërisht kanë kryer  veprën penale: Përgatitje e veprave terroriste ose veprave kundër endit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa njëri nga ta për: Ndihmë për kryerjen e veprës penale të terrorizimit. Po ashtu dy nga pjesëtarët e këtij grupi, janë shpallur fajtor edhe për veprën penale: Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armeve.  

I akuzuari B.L. është dënuar me 13 vjet burgim, G.H. me 12, M.H. me 10 vjet e tre muaj, E.L. me 10, dhe F.M. me 4 vjet burim.

Gjykata e Apelit konstatoi se pretendimet e avokatëve mbrojtës për vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, nuk qëndrojnë, dhe si të tilla janë të pa bazuara. Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se gjykata themelore e ka aplikuar drejtë ligjin penal, dhe se të akuzuarve u ka shqiptuar dënime të cilat janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarve.