Hasan Shala është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit

Hasan Shala është kryetari i ri i Gjykatës së Apelit

Gjyqtari Shala, arriti të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, në mbledhjen qe u mbajt të premten me13.01.2017 ,kundrejt kundër- kandidates Tonka Berishaj. Gjyqtari nga Peja, do ta udhëheq këtë gjykatë për katër vjetet e ardhshme.

Kjo është biografia e tij.

Kjo është biografia e tij.

Hasan Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale ,po ashtu në Pejë. Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykaten e Qarkut. Nga 1 janari i vitit 2013, eshte gjyqtar ne Gjykaten e Apelit te Kosoves