Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për të pandehurin F.T. dhe ajo e arrestit shtëpiak për të pandehurën S.T.

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për të pandehurin F.T. dhe ajo e arrestit shtëpiak për të pandehurën S.T.

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve F.T. dhe S.T.

Kolegji prej tre gjyqtaresh i kësaj gjykate, e  ka lënë fuqi aktvendimin e datës 15.01.2017, të Gjykatës Themelore në Pejë, sipas të cilit, të parit i është shqiptuar masa e paraburgimi në afat prej një muaji, ndërsa të dytës ajo e arrestit shtëpiak po ashtu prej një muaji.

F.T. po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale të mashtrimit nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ushtrim të ndikimit nga neni 431 të këtij kodi. Ndërkaq S.T. për veprën penale keqpërdorim i autoritetit zyrtar nga neni 422,  i të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vlerësuar drejtë kur të pandehurve ua ka caktuar këto masa, duke vepruar në përputhje me dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale.