Të akuzuarit për vrasje të rëndë i vërtetohet dënimi me burgim prej 27 vjetësh

Të akuzuarit për vrasje të rëndë  i vërtetohet dënimi me burgim prej 27 vjetësh

Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 09.03.2017,e ka vërtetuar një aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 10.10.2016, në bazë te të cilit i akuzuari G.S., është dënuar me 27 burgim për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 i Kodit Penal të Kosovës dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armeve nga neni 374 i të njëjtit ligj.

Në këtë mënyrë kolegji penal i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë, palës se dëmtuar dhe avokatit mbrojtës.

Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkalës se parë nuk ka bërë shkelje të  dispozitat e procedurës penale, ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike  si dhe e ka aplikuar mirë ligjin penal.

Po ashtu sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit në përputhje me ligjin.