Cakotohet seanca e kolegjit në rastin PAKR 30/2016

Cakotohet seanca e kolegjit në rastin PAKR 30/2016

Prishtinë, 04 maj 2017- Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën e kolegjit në rastin e R.M. dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për veprën penale “ Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar “, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Seanca do të mbahet  me 17 maj 2017, në ora 10:00, në objektin B të Pallatit të Drejtësisë. Kolegji  do të përbehet nga dy gjyqtarë vendor dhe një gjyqtar ndërkombëtar i Eulex-it.

Palët do të njoftohen në mënyrë te rregullt përmes shërbimit të gjykatës.