Refuzohet ankesa e prokurorisë në rastin e të akuzuarit T.G.

Refuzohet ankesa e prokurorisë në rastin e të akuzuarit T.G.

Prishtinë, 05 maj 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 06.04.2016, sipas të cilit i akuzuari T.G. është liruar nga akuza për veprat penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë”, nga neni 128 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare” nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të këtij kodi.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk është shkelur ligji penal.