Të akuzuarit për vrasje i ashpërsohet dënimi

Të akuzuarit për vrasje i ashpërsohet dënimi

Prishtinë, 05 maj 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimit mbi dënimin, kundër të akuzuarit N.Sh. Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar personin në fjalë më njëmbëdhjetë (11) vjet burgim, pasi që e ka gjetur fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes se fortë mendore”, nga neni 180 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Mbajtje në pronësi, kontroll , posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 i këtij kodi, si dhe “Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 188 i të njëjtit ligj.

Në këtë mënyrë kolegji penal e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 17.11.2016,  sipas të cilit, i akuzuari  për të njëjtat vepra ishte dënuar më dënim unik prej shtat (7) vjetësh burgim.

Gjykata e Apelit konstatoj se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana a e shkallës së parë, nuk  i përgjigjet shkallës se rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale për të cilat është shpallur fajtor dhe shkallës se përgjegjësisë penale të tij. Prandaj vendosi që t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.