Prishtinë, me 17 korrik 2017-
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ju njoftoj se në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KI-55/2017, nga sot, me 17.07.2017, nuk jam kryetar i Gjykatës së Apelit.
Unë falënderoj gjyqtarët e Gjykatës se Apelit, stafin administrativ, institucionet kushtetuese më te cilat kemi pasur bashkëpunim, donatorët, organizatat jo qeveritare dhe mediat për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë këtyre 6 muajve.
Pres që KGJK-ja, shumë shpejtë t’i kryej obligimet e veta në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne të vazhdojmë me synimet tona të përbashkëta, për një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, efikas, transparent, të besueshëm dhe llogaridhënës.