Deklaratë e z. Hasan Shala

Deklaratë e z. Hasan Shala

Prishtinë, me 17 korrik 2017-
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ju njoftoj se  në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KI-55/2017, nga sot, me 17.07.2017, nuk  jam kryetar i Gjykatës së Apelit.

Unë falënderoj gjyqtarët e Gjykatës se Apelit, stafin administrativ,  institucionet kushtetuese më te cilat kemi  pasur bashkëpunim,  donatorët, organizatat jo qeveritare dhe mediat për bashkëpunimin e shkëlqyer, gjatë këtyre 6 muajve.

Pres që KGJK-ja, shumë shpejtë  t’i kryej obligimet e veta në raport me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese  dhe ne të vazhdojmë me synimet tona të përbashkëta,  për një gjyqësor  të pavarur dhe të paanshëm, efikas, transparent, të besueshëm dhe llogaridhënës.