Gjykata e Apelit ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për ta gjykuar çështjet e të akuzuarit R.M. dhe 5 personave tjerë

Gjykata e Apelit ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan si kompetente për ta gjykuar çështjet e të akuzuarit R.M. dhe 5 personave tjerë

Prishtinë, 22 shtator 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur lidhur më kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 08.08.2017, ka caktuar Gjykatën Themelore në Gjilan – Departamentit i Krimeve të Rënda, si kompetente territoriale, për gjykimin e çështjes, kundër të akuzuarve R.M.,S.P.,A.A.,K.U.,A.T. dhe M.K.

Këta të fundit akuzohen për shkak të veprës penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit, nga neni 422 paragrafi 1 e 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit që kjo çështje penale, ti kaloj t’i kaloj në kompetencë ndonjë gjykate tjetër, me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet i akuzuari R.M., është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku  kryetari i gjykatës dhe një gjyqtarë janë dëgjuar si dëshmitarë.

Gjykata e Apelit vlerësoj Gjykata Themelore në Prizren, është jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje,  për shkak se ekzistojnë pengesa juridike dhe faktike ashtu siç parashihen në dispozitat e nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale.