Komunikatë për medie

Komunikatë për medie

Prishtinë, 22 shtator 2017 – Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 25.07.2017.

Aktvendimi me anë te të cilit ishte hedhur si e parregullt aktakuza kundër 38  të akuzuarve  është NDRYSHUAR,  dhe çështja i është kthyer shkallës së parë në mënyrë që të vazhdohet me shqyrtimin fillestar.  

Sipas aktakuzës së prokurorisë Q.M., H.D., V.G., Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., F.H., D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K.,Sh.Q.,M-C.Sh., I.F., B.M., H.I., F.O. ,H.A., S. Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. akuzohen për shkak të veprave penale Krim i organizuar, nga neni 274 i Kodit Penal të  Kosovës, lidhur me veprat penale Shpërdorim i  pozitës zyrtare, apo autoritetit zyrtar nga neni nga neni 339 i këtij kodi. Ndërsa B.K., A.P., Rr. H., F.Z., S.I., N.M. ,M.A., B.G., A.A., dhe A.S. për  shkak të veprës penale Krim i organizuar neni 274,   lidhur  me Keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi,  nga neni 236 i të njëjtit ligj.