Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e mbrojtjes

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e mbrojtjes

Prishtinë, 10 tetor 2017- Më 22 gusht 2017, Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar),

në kundërshtim me Nenin 283, paragrafi 1 i KPK, në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 1 i KPK dhe veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), në kundërshtim me Nenin 170, paragrafi 2 i KPK dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me Nenin 374, paragrafi 2 i KPK. Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 305/2016 të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave. Gjykata e Apelit, me anë të aktgjykimit PN 475/2017 të datës 25 shtator 2017, i ka hedhur poshtë këto 17 ankesa. Aktgjykimi i Kryetarit të trupit gjykues u vërtetua.