Zagreb, 08 -09 nëntor – Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala së bashku më gjyqtarin e Departamentit Administrativ të kësaj gjykate Ragip Namani , po qëndrojnë si pjesë e një delegacioni nga Kosova, në një vizitë studimore në Kroaci.
Të mërkurën, ata u pritën në Ministrinë e Punëve të Brendshme kroate, dikasterin për azil dhe refugjatë, ndërsa të enjten do të vizitojnë Akademinë e Drejtësisë dhe Gjykatën Administrative në Zagreb.
Kjo vizitë u organizua nga Akademia e Drejtësisë e Kosovës, në përkrahje të UNHACER-rit dhe ka për qellim shkëmbimin e përvojave në mes dy shteteve në fushën e së drejtës administrative.
Pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Aferdita Bytyqi, gjyqtari i kësaj gjykate Hajriz Hoti, koordinatori i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Besmi Morina si dhe zyrtarët Melihate Rama dhe Islam Sllamniku.