Kryetari Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb

Kryetari Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb

Zagreb, 08 -09 nëntor – Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala së bashku më gjyqtarin e Departamentit Administrativ të kësaj gjykate Ragip Namani , po qëndrojnë si pjesë e një delegacioni nga Kosova, në një vizitë studimore në Kroaci.

fofoTë mërkurën, ata u pritën në Ministrinë e Punëve të Brendshme kroate, dikasterin  për azil dhe refugjatë, ndërsa të enjten do të vizitojnë Akademinë e Drejtësisë dhe Gjykatën Administrative në Zagreb.

Kjo vizitë u organizua nga Akademia e Drejtësisë e Kosovës, në përkrahje të UNHACER-rit dhe  ka për qellim shkëmbimin e përvojave në mes dy shteteve në fushën e së drejtës administrative.

Pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Aferdita Bytyqi, gjyqtari i kësaj gjykate Hajriz Hoti,  koordinatori  i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Besmi Morina si dhe zyrtarët Melihate Rama dhe Islam Sllamniku.