Kthehet në rigjykim, rasti i të akuzuarve Z.B. dhe A.B.

Kthehet në rigjykim, rasti i të akuzuarve Z.B. dhe A.B.

Prishtinë, 13.03.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarve Z.B. dhe A.B.

Z.B. ishte shpallur fajtor, para disa muajve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ishte dënuar më 1 vjet e 6 muaj burgim. Ndërsa, i akuzuari tjetër, për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335 i KPRK-së, dhe ishte dënuar me 1 vjet burgim më kusht.

Gjykata e Apelit, duke shqyrtuar aktgjykimin e ankimuar sipas pretendimeve ankimore të mbrojtësve të akuzuarve, por edhe sipas detyrës zyrtare, gjen se aktgjykimi i shkalles se parë, është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 i Kodit të Procedurës Penale, se dispozitivi i aktgjykimit është kundërthënës me arsyetimin e aktgjykimit dhe me përmbajtjen e shkresave të lëndës, ngase nuk janë paraqitur arsyet mbi faktet vendimtare.