Dhjetë jurist të rinj, përfunduan punën praktike në Gjykatën e Apelit

Dhjetë jurist të rinj, përfunduan punën praktike në Gjykatën e Apelit

Prishtinë, 26.04.2018 – Dhjetë student të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë përfunduar punën praktike dy mujore në Gjykatën e Apelit.

Në ceremoninë e organizuar për këtë rast, kryetari i gjykatë Hasan Shala, përgëzoi praktikantët për punën dhe zellin e treguar gjatë këtyre muajve, duke i siguruar ata, se në institucionin që ai drejton, do t’i kenë dyert e hapura edhe më tutje.

Nga ana tjetër, prodekania për marrëdhënie me jashtë dhe cilësi të arsimit, e Fakultetit Juridik, Iliriana Islami, falënderoi kryetarin dhe gjithë stafin e gjykatës , për mundësitë që ua ofrojnë juristëve të rinj. Islami shfaqi idenë që numri i studentëve përfitues të rritet ndërsa bashkëpunimi gjykatë fakultet të intensifikohet.

Që nga themelimi i saj, në Gjykatën e Apelit, kanë ndjekur praktiken qindra studentë të Fakultetit Juridik.

Kjo mundësohet fal marrëveshjes së bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, e cila realizohet në kuadër Qendrës për Zhvillim të Karrierës së Fakultet Juridik.