Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër të dyshuarit për dhunë fizike

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër të dyshuarit për dhunë fizike

Prishtinë, 05.07.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin B.B.

Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 28.07.2018.

I pandehuri B.B., po dyshohet nga ane e prokurorisë se  ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 i Kodit Penal të R.së  Kosovës  dhe “Kanosje” nga neni 185 i këtij kodi, pasi që me datë  28.06.2018, në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A. dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të saj, në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës