Gjykate e Apelit e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj të pandehurit R.K.

Gjykate e Apelit e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj të pandehurit R.K.

Prishtinë, 12.07.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit R.K.

Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak.

R.K. po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Marrje e ryshfetit”, nga neni 428 i këtij kodi.

Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale.