Të pandehurit M.C., N.SH. dhe H.SH. mbesin në paraburgim

Të pandehurit  M.C., N.SH. dhe H.SH. mbesin në paraburgim

Prishtinë, 30.11.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve M.C., N.SH. dhe H.SH.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.10.2018.

Të tre këta, po dyshohen nga ana e prokurorisë, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje: “Marrje ryshfeti “ nga neni 428, lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i këtij kodi . Ndërsa i pandehuri N.SH. edhe për shkak të veprës penale “Ndihmë (në marrje ryshfeti)”, nga neni 33 i po të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.