Fjalimi i kryetarit Hasan Shala, në konferencën vjetore më gazetar

Fjalimi i kryetarit Hasan Shala, në konferencën vjetore më gazetar

Prishtinë, 10.01.2018 – Viti 2018 ka qenë viti më i suksesshëm për Gjykatën e Apelit që nga themelimi i saj.
Për herë të parë në histori të kësaj gjykate, numri i lëndëve të zgjidhura gjatë një viti, kap shifër rekorde 13 mijë e 641 lëndë.

Për herë të parë në histori të kësaj gjykate, numri lëndëve të zgjidhura është më i madh se numri i lëndëve të mbetura për vitin vijues.

Për herë të parë në historinë e kësaj gjykate, numri i lëndëve të pa zgjidhura, nuk po rritet, por po zvogëlohet. Ju kujtojmë së në muajin gusht të vitit që lamë, kishim 13 mijë e 384 lëndë të pa zgjidhura, ndërsa tani kemi 12 mijë e 957, apo 427 më pak. Shpresojmë se ky produktivitet do të na përcjellë edhe gjatë viti 2019.

Tash më lejoni t’i shpalos disa të dhëna më të detajuara.

Vitin 2018, Gjykata e Apelit e ka filluar më 12 mijë e 576 lëndë të trashëguara. Gjatë vitit kanë arritur edhe 14 mijë e 21 lëndë (shifër kjo më e madhja e regjistruar ndonjëherë,) që do të thotë kemi pasur në punë, gjithsej 26 mijë e 597. Prej tyre, kemi arritur t’i zgjidhim 13 mijë e 640 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë te mbesin 12 mijë e 957.

Është me rendësi të theksohet se në vitin 2018, Gjykata e Apelit ka zgjidhur gati 2 mijë lëndë me shumë se në vitin 2017. Dhe mbi 3 mijë lëndë më shumë se ne vitin 2016. Kjo është bërë me një staf pothuajse të njëjtë të gjyqtarëve.

Tabela :

Viti

Nr. i gjyqtarëve

Lëndët e zgjidhura

2013

34

11 mijë 375 lëndë

2014

32

11 mijë 407 lëndë

2015

37

10 mijë 867 lëndë

2016

34

10 mijë e 534 lëndë

2017

35

11 mijë e 833 lëndë

2018

35

13 mijë e 641 lëndë

 

Fatkeqësisht shumica e lëndëve të mbetura, 11 mijë e 552, janë të lemisë civile, ku kemi akoma raste të pa përfunduara nga vitit 2014.

Por lajm i mirë është se këtë javë, në Gjykatën e Apelit do të fillojnë punën 10 gjyqtar të rinj, 9 pre të cilëve i kam caktuar në lëmine civile. Ne shpresojmë dhe jemi të bindur se me angazhimin e tyre, numri i lëndëve do të bjerë dukshëm. Dhe se rezultatet to të vërehen qysh në tremujorin e parë të këtij viti.

Sa i përket lëmive tjera mund të them se jemi për lakmi. Posaçërisht në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Penal, në të cilat lëndët kryhen në afat rekord.

Me lejoni t’i them edhe pak fjalë për lëndët kundër korrupsionit zyrtar dhe ato të shënjestruara.

Janë lëndë të cilat kjo gjykatë i shqyrton me prioritet të plotë .Nga viti 2017 kemi trashëguar 16 kundër korrupsionit zyrtar. Gjatë vitit që lamë kemi pranuar edhe 109 lëndë. Që do të thotë se i kemi pasur ne punë 125 raste. Janë kryer 107, ndërsa vazhdojnë te mbesin në punë edhe 18.

Sa u përket lendeve të shenjestruara, i kemi kryer të gjitha në afat rekord. Aktualisht nuk kemi asnjë të tillë.

Dhe para se ta mbyllë dua të ndaj me ju disa informata për Divizionin e Gjykatës së Apelit në Mitrovicë.

Edhe ky divizion është njëra nga storjet tona të suksesit. Në përputhje më Marrëveshjet e Brukselit dhe Shtojcën e Rregullores së KGJK-së për Organizmin e Brendshëm të Gjykatave, gjatë 2018-tës është bërë plotësisht funksional Divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë i cili përbehet nga 7 gjyqtar. Atje që nga fillimi i vitit kam caktuar dy kolegje civile dhe një penale. Ndërsa muaj më parë jemi marr veshe, që lendet e 6 komunave me shumicë serbe, këndej jugu, të gjykohen në Prishtinë nga kolegje të përbëra me 2 gjyqtar të komunitetit serb dhe 1 shqiptar. Lëndët do të gjykohen si Gjykatë e Apelit e Kosovës, jo si divizion. Mu për këtë shkak kam caktuar 2 kolegje.

 

Objektivat

Për vitin 2019, objektiv i yni kryesor është zvogëlimi i lëndëve të pa përfunduara dhe aruzhimi sa më i shpejtë i tyre. Sidomos në lëmine civile dhe ekonomike.

Objektiv tjetër rritjen e cilësisë dhe harmonizimin e praktikës gjyqësore.

Ndërsa do të punojmë për plotësimin e pozitave të lira në administratë.

Në fund me lejoni t’i falënderoj gjyqtarët e kësaj gjykate për angazhimin e tyre, stafin mbështetës, praktikantet si dhe donatoret GIZ dhe UNDP.

Dhe krejt në fund këtë vit për dallim nga herët tjera, kemi marr vendim që t’i publikojmë të dhënat individuale për secilin gjyqtarë. Ku ju dhe të gjithë qytetaret do të keni mundësi të shihni, kush sa lëndë ka kryer.