Prishtinë, 07.02.2022 – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që të refuzoj si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.773/2020, i datës 23.08.2021.
Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë aprovuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga ana e mbrojtësve të të pandehurve dhe ndaj të pandehurve L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P., është hudhur aktakuza dhe është pushuar procedura penale.
Të pandehurit L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U. dhe M.B.P. kanë qenë të akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK, kurse të pandehurit A.O., B.U. dhe M.B.P., edhe për shkak të veprës penale mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, nga neni 402, paragrafi 2. lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK.
Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.