REFUZOHET SI E PABAZUAR ANKESA E MBROJTËSIT TË TË AKUZUARIT N.M.

REFUZOHET SI E PABAZUAR ANKESA E MBROJTËSIT TË TË AKUZUARIT N.M.

Prishtinë, 16.02.2022 – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që të refuzoj si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit N.M., ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, PKR.nr.74/2021, i datës 01.11.2021

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Gjilan, i akuzuari N.M. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje e rëndë, nga neni 173, paragrafi 1., nën-paragrafi 1.3. të KPRK dhe për shkak të kryerjes së kësaj vepre penale, ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetëpesë) vjetëve.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktgjykimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Shkarko Akgjykimin