REFUZOHET SI E PABAZUAR ANKESA E TË PADITURËS – KUNDËR PROPOZUESES ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI – (ZRRE)

REFUZOHET SI E PABAZUAR ANKESA E TË PADITURËS – KUNDËR PROPOZUESES ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI – (ZRRE)

Prishtinë, 18.05.2022 – Departamenti për Çështje Administrative, i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e të paditurës-kundër propozueses Zyra e Rregullatorit për Energji, e datës 26.04.2022, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative A.nr.656/22, i datës 08.04.2022, të vërtetohet.

Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës së Apelit të Kosovës, është refuzuar si e pabazuar ankesa e të paditurës – kundër propozueses Zyra e Rregullatorit për Energji, me arsyetimin se janë të drejta dhe të ligjshme qëndrimet e gjykatës së shkallës së parë dhe se në rastin konkret janë plotësuar kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të paraparë me nenin 22 par.2 dhe 6 të Ligjit për Konfliktet Administrative.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit, me të cilën ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës ZRRE-së.

Me qëllim të informimit sa më të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje penale, në shtojcë të kësaj komunikate gjendet aktvendimi i anonimizuar i Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Shkarko Aktvendimin