Prishtinë, 08 Qershor 2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Valon Totaj ka pritur në takim përfaqësuesen e Misionit të USAID-it në Kosovë, znj Flaka Xhelili Zekaj, Specialiste në Menaxhimin e projekteve për Sundimin e Ligjit, si dhe Menaxhmentin e Projektit të USAID-it për Drejtësi, z. Garry Ledbetter dhe z. Artan Hadri.
Mysafirët pasi uruan Kryetarin për pozitën e re, u zotuan se USAID-i do të vazhdojë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për sistemin gjyqësor.
Kryetari Totaj, falënderoi përfaqësuesit e këtij projekti për ndihmën dhe kontributin e tyre, dhe i garantoj ata se do të jetë në shërbim të secilës nismë apo ideje që gjyqësorin e bën më të mirë. Ai tha se Projekti i USAID-it për Drejtësi, ka treguar se punon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve gjyqësore, duke u përqendruar në nevojat e qytetarit dhe duke rritur besimin e publikut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.