Prishtinë, 20.06.2022 – Kryetari i Gjykatës së Apelit Valon Totaj, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe anëtarët e KGJK-së, gjyqtarët Drita Rexhaj, Nikolla Kabashiq dhe Fahret Vellija.
Kryetari Totaj i njoftoj me punën dhe të arriturat në Gjykatë, si dhe rishpalosi disa nga planet e tij për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve.
Nga ana tjetër Kryesuesi Zogaj, e garantoj kryetarin Totaj, se do të ketë përkrahjen pa rezervë të KGJK-së, sa herë që kjo do të jetë e nevojshme.
Gjatë kësaj vizite, Kryesuesi Zogaj është takuar edhe me gjyqtarë nga departamente të ndryshme të Gjykatës së Apelit, ku ri theksoj nevojën që kjo Gjykatë ketë efikasitet më të madh në kryerjen e lëndëve, ngritje të transparencës dhe llogaridhënies. Po ashtu, u ofroj mbështetje dhe i njoftoj për punët e vazhdueshme të KGJK-së.