Prishtinë – 22.06.2022, Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Valon Totaj bashkë me gjyqtarët e të gjitha lëmive të kësaj gjykate dhe një pjesë të stafit administrativ, ka mbajtur takim me menaxherin e programit SMIL Fatmir Rexhepin.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar lidhur me implementimin gjithëpërfshirës të sistemit SMIL, por edhe sfidat në funksionalizimin e plotë.
Kryetari Totaj, ka shprehur si një të arritur tejet të mirë, ndarjen e të gjitha lëndëve përmes SMIL-it, ku ky sistem zgjedh gjyqtarët në mënyrë automatike dhe të barabartë, gjë që ndihmon në forcimin e besimit të njerëzve në sistemin e drejtësisë.
Nga ana tjetër, menaxheri i programit Fatmir Rexhepi, shprehu përparësitë dhe lehtësirat që do të sjellë zbatimi i tërësishëm i këtij sistemi, në planifikimin dhe efikasitetin në gjykatë.
Pavarësisht disa vështirësive momentale, u tha se sistemi SMIL ka ndihmuar tejet shumë në digjitalizimin e punëve të gjykatës.